MANS: Padi penale ndaj përgjegjësve të kripores së Ulqinit

April 5, 2016   | Shtypi / Mediji

MANSMANS-i i dorëzoi sot Prokurorit special për krim të organizuar dhe korrupsion padinë penale kundër disa personave për shkak të dyshimit që në mënyrë të paligjshme kanë vendosur nën hipotekë pronën shtetërore të Kripores së Ulqinit në dobi të marrjes së kredisë të palëve të treta me vlerë prej rreth 5,2 milion euro, raporton portali Ul.info.

Padia penale, përveç të tjerash, është dorëzuar kundër nëntë personave, ndër të cilët janë Miqo Orllandiqi, ish drejtori i Entit për patundshmëri dhe Xhevdet Çapriqi, drejtuesi i tanishëm i kadastrës së Ulqinit, si dhe ndaj Veselin Baroviq dhe Bojsha Shotra.

Sipas të dhënave deri tek të cilët erdhi Qendra hulumtuese e MANS-it, në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2008 personat e përmendur kanë nënshkruar ose ndërmjetësuar në akordimin e disa kontratave të dëmshme kreditore me të cilat prona shtetërore është përcaktuar si mjet sigurie (hipotekë)