Shqyrtim publike për propozim ligjin për të drejtat e popujve pakicë

April 5, 2016   | Ngjarjet - Events

Leon-Gjokaj-UlqinNë sallën e madhe të Kuvendit Komunal u mbajt shqyrtimi publik në lidhje me propozim ligjin për të drejtat e popujve pakicë, raporton portali TV Teuta.

Prezantimin e propozim ligjit e bëri drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për mbrojtjen e popujve pakicë Leon Gjokaj, i cili shprehu bindjen e tij se gjatë këtij procesi në adresë të kësaj drejtorie do të vijnë vërejtje dhe propozime konstruktive, me qëllim që propozimi final të jetë sa më i pranueshëm për të gjithë popujt pakicë në Mal të Zi.

Në shqyrtimin e sotëm , përveç të tjerëve, vërejtjet e veta i parashtruan edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu dhe nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni.