Nika: A ishte G. Haxhibeti, viktimë e guximit të tij profesional?!

April 6, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Gezim-Haxhibeti-UlqinShkruan Muhamet  Nika

Përgjigja : Ne themi se po?!

–  Edhe  Gëzimin si sekretar, tashti  si duket,  e hoqën sepse ai pati sukses dhe  i mbrojti të gjitha lëndët e komunës,  për dallim prej tjerëve që të gjitha i humbën.., kurse  kjo dikë e nevrikosi….?!!!

Po të  flasësh për sekretarët e mbrojtjes së pasurisë  të komunës  së Ulqinit, me të drejtë njerëzit  deri  vonë mund të  shtronin pyetjen : Po sa borxhet i paska pasur  kjo komunë dhe pyetja e dytë e radhës   që imponohej  mund të  ishte : A ka ndonjë  lëndë të cilën e fitoi komuna nga sekretari i saj?!!

Çështja këtyre ditëve sa vjen e bëhet edhe më aktuale ,  kur  edhe kryetari i sa po emëruar Nazif Cungu- pohoi se korrupsioni  është  nga kërcënimet më të mëdha për komunën e Ulqinit.( Për ata që nuk e dinë kuptimin e fjalës…, popullorçe i bie të jetë –  që me letra je në rregull , por hajnia  bëhet)?!

E  nëse është kështu,  atëherë  përsëri  pyesim:  Si e obligoi veten  sekretari  aktual komunal për mbrojtjen e pasurisë ?!  Pyetja lind  nga se dihet që   sekretar i përmendur  pritet të shkarkohet   këtyre ditëve  ..?! Është momenti për të rikujtuar se  pas komunizmit ( 1990)e deri te emërimi i Haxhibetit , për sekretar , me  sekretariatin e pasurisë  kryesuan 4 sekretarë  që ndërroheshin kohë pas kohe nga partitë. E këta ishin: Vera Markiq, Ramazan Muçaj, Sadik Pelinku dhe Shemso  Hasadanaga.  Më ë vonë  u  dëshmua  edhe kjo  se për punën e keqe të tyre u zhvilluan hetime  të shumta dhe mbase vetëm njëri prej tyre  mund  të  llogarisë që  do shpëtojë- pa padi penale .

Ku dallon Haxhibeti   si sekretar dhe përse po ndërrohet ?!!

Edhe pse në shkrimet e mija kam kritikuar shpesh herë  punën e këtij sekretariati, personalisht mendoj që Haxhibeti,  me gjithë atë – ra  viktimë e luftës që ai bëri ndaj krimit të organizuar me profesionalizmin  e vet  duke zhveshur njëanshmërinë  e gjykatave në dëm të komunës.

Një gjë po themi ,tashti për fund , që është fakt, se  , kur këtij iu lanë duart e lira nga politika , pamë  që ai për mrekulli  shtyri për do kohë rrezikun e borxhit të “ K-1”.  Në këtë rast,  padia  në dëm të komunës  peshon diku rreth 10 milionë euro.  Tjetër, këtij  Iu pranuan  ankesat  në gjykatën e shkallës së dytë  ku i fitoi  të gjitha lëndët  që kushtonin mbi 100mijë euro gjatë mandatit të vet.

Ndërsa kjo  do të thotë    se ai dikë “ të politikës…” e  pengonte  në punën e tij profesionale. Përflitet  se sikur në parti të tij , të ishin dëgjuar sugjerimet e tija profesionale,   mbase   edhe ndonjë  nga udhëheqësit  e këtij subjekti , do të kishin  shpëtuar  sot  nga burgu për punën që kryen dhe  nuk do të kishin  pasur arsye të kërkonin nga Filipi ” Pomillovanje..”?!!!

Ndërrimi i tij ,  sipas neve, pa dyshim që është një ogur i keq për mbarëvajtjen e pushtetit të ri kur është në pyetje mbrojtja e pasurisë dhe na bën të dyshojmë  që ndërrimet bëhen për punë pazaresh …?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„