Nika: Vizita te Thaçi – Koalicioni i gjërë i Ulqinit ; u morën vesh që mos mu marrë vesh ?!

April 8, 2016   | Opinione

Hashim-Thaci-Fatmir-Gjeka-InaugurimiMuhamet Nika

Nga burime mirë të informuara  koalicioni i gjerë shqiptarë  bashkë  me shqiptarët e DPS-së , të cilët erdhën në pushtet  në komunën e Ulqinit, po duket  se  edhe kësaj radhe  janë marrë vesh  për tu  mos  u marrë vesh. ..?!Këtë  e dëshmoi edhe vizita  e fundit  në inaugurim të presidentit Thaçi , ku të gjithë preferuan  që të udhëtojnë veçmas si udhëheqës edhe pse të gjithë shkonin  nga Ulqini ,në një vend ?! E  kjo do të thotë që kryetari i komunës  do të shkojë vet, ai i kuvendit do të udhëtojë  po ashtu vet , po dhe Gjeka  do të udhëtojë vet  etj…?!

Si duket mesazhet e shkuarjes  janë më se  të qarta ; ata edhe në Kosovë dëshirojnë të tregojnë që nuk janë bashkë ..?!!

Dhe kështu , të gjithë shkuan me 4 automjete dhe me 4 shoferë   , pjesëtuar  me po aq mëditje jashtë vendit që kushtojnë   nga 120 $ për person benzinë – ushqim etj.  Dhe vërtetë po  e  ndiejnë krizën – Pirolla u qoftë sepse në shenj të kursimit , sivjet  nuk festuan as ditën e Ulqinit, por nuk po koriten , të paktën me Thaçin..?!!

Pirrolla   u qoftë edhe për atë që për zëvendës të Cungut – nga nënkryetarët  e komunës*nja 4 apo 5-së,  u autorizua   nënkryetari  serbo-malazi…,  po  edhe kjo pirolla pse jo ….?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„