Komuna e Ulqinit ndihmon me 5400 euro klubin e futbollit Otrant-Olimpik

April 9, 2016   | Sporti / Sport

FK Otrant-Olympic - Ulqin-UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, sot i ka nënshkruar vendimin për mbështetje financiare me shumën e 5400 eurove, raporton portali TV Teuta.

Klubi i futbollit Otrant-Olimpik ka marrë përgjigje negative nga Federata e futbollit të Malit të Zi rreth regjistrimit të lojtarëve nga Korea që ishte edhe një ndër kushtet e sponzorit koreanojugor që të vazhdojë të qëndrojë në Ulqin.

Mësohet se me këtë rast krerët e klubit kanë pasur një takim me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun , i cili klubin e ka ndihmuar me shumën e 5400 eurove. Nga Otrant-Olimpik bëjnë apel për ndihmë financiare nga të gjithë afaristet e qytetit në mënyrë që të arrijnë kalimin në kategorinë e dytë.