Në Mal të Zi pritet zyrtarizimi i gjuhës së minoriteteve atje ku janë 5 për qind

April 9, 2016   | Shtypi / Mediji

zyrtarizimi-i gjuhes-minoreteve-Mali-i-ZiPropozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në zonat ku ato përbëjnë pesë përqind të popullsisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast sot në Podgoricë janë mbajtur konsultimet përfundimtare publike për tekstin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të organizuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Gjithashtu, ligji i ri prashikon formimin e një këshilli i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit të Zi.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve dhe komuniteteve të tjera pakicë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, tha se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e minoriteteve janë në pajtim të plotë me mendimin e Komisionit Evropian dhe të Venecias.