Komuna Ulqinit do të merrë masa për një sezon turistik sa më të suksesshëm – Video

April 12, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini për një sezon turistik sa më të suksesshëmKryetari i komunes së Ulqinit  Nazif Cungu garantoi sot një angazhim maksimal të të gjitha strukturave dhe marrjen e masave për të pasur një sezon turistik sa më të suksesshëm.

Plazhistë, përfaqësues të agjencive turistike, afaristë, pronarë hotelesh dhe restorantesh u takuan me kryetarin e komunës Z. Nazif Cungu, nënkryetarin Radoviq, drejtoreshën e Organizatës turistike Zana Sarvan dhe sekretarin për  çështje ekonomike Milazim Mustafa. Thirjes iu përgjigj një numër i madh i personave të ftuar. Tema e takimit kishte të bënte me përgatitjet e sezonit turistik, por edhe me pjesëmarrjen e ketyre subjekteve në panairin e Prishtinës, Shkupit dhe në atë të Llukavcit.

Të gjithë u dakorduan që të marrin obligimet dhe detyrat me qëllim të rrjedhës normale të sezonit dhe prezantimit dinjitoz në qendrat e lartëpërmendura, ku vend të rëndësishëm do ti kushtohet dhe materialeve propaganduese. Ajo që ra në sy në takim ishte angazhimi i subjekteve për një qytet të pastër, të furnizuar me ujë, energji elektrike dhe ku mikpritja tradicionale dhe sjellja e kulturuar e të gjithëve edhe këtë sezon të bëjë për  vehte mysafirët që të vizitojnë masovikisht Ulqinin.

Municipality of Ulcinj/Ulqin Montenegro