Fed Cup Ulqin: Kosova arrin fitoren e parë

April 14, 2016   | Rajoni / Region

Fed-Cup-Tenis-Ulqin-Kosova-Moral Pozhegu

Arlinda Rushiti e ka arritur fitoren e parë dhe historike për Kosovën në FED Cup, që po zhvillohet në Ulqin.
Fed-Cup-Tenis-Ulqin-Kosova-2

Arlinda ishte më e mirë se tenistja nga Maroku, Diae Le Jardy me rezultat 6:2, 6:1, shkruan Zëri.

Fed-Cup-Tenis-Ulqin-Kosova

Për momentin është duke u luajtur takimi i dytë i tekeve e pastaj loja e çifteve. Për ta mundur Marokun, Kosovës i duhet edhe një fitore nga dy takimet e mbetura. /Zëri/

Fed-Cup-Tenis-Ulqin-Kosova-1