Xhon Kerri: Raporti i DASH për Malin e Zi; Korrupsion i lartë

April 14, 2016   | Ngjarjet - Events

John-Kerry-Xhon Kerri-Raporti i DASH për Malin e ZiDepartamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë raportin për të drejtat e njeriut në Mal të Zi për vitin 2015

Në Mal të Zi korrupsioni është ndër problemet më të mëdha, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut, kurse Qeveria nuk zbaton ligjet kundër korrupsionit, theksohet në raportin e Departamentit amerikan të shtetit mbi Malin e Zi për vitin e kaluar.

Në raport, të cilin e kanë publikuar gazetat Vijesti e Dan, theksohet se mos dënimi edhe më tej paraqet problem, edhe pse është rritur numri i akuzave për korrupsioni duke përfshirë edhe funksionarë të caktuar nga radhët e partisë në pushtet.

Ekzistojnë të dhëna se zyrtarë dhe qeveritarë të caktuar kanë qenë të përfshirë në veprime korruptive, por kanë mbetur të padënuar, thuhet në raportin, të cilin e ka paraqitur sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri. Në dokument konstatohet se politizimi, rrogat e ulëta, mungesa e motivimit dhe e stërvitjes të punësuarve në sektorin publik kanë siguruar “truall të pëlleshëm për korrupsion”.

TVCG

Country Reports on Human Rights Practices for 2015-Montenegro