Abazoviq: Raporti paraqet shuplak diplomatike për regjimin aktual në Mal të Zi
Reagime të ndryshme të pushtetit dhe opozitës
Një ditë pasi që departamenti i shtetit ka shpall raportin për Malin e Zi, për vitin e kaluar, në të cilin vlerësimet kryesore janë mos dënimi i funksionarëve qeveritar për korrupsion, zbatimi joefikas i ligjeve antikorrupsion , sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve , mediave dhe përfaqësuesve të sektorit civil të cilët e kritikojnë pushtetin, luhatja e besimit të qytetarëve në zgjedhje, reagimet e pushtetit dhe opozitës janë t ndara.
Derisa të parët konsiderojnë se vlerësimet nga ky raport janë të ashpra , tjerët vlerësojnë se problemet në Mal të Zi janë prezantuar në formë reale . Deputeti i PDS, Obrad Stanishiq, ka deklaruar për Pobjedën, se raporti i departamentit është i ashpër, por e shqyrtojnë me seriozitet. Korrupsioni, në vendin tonë është problem kur është fjala për të drejtën e njeriut, por jo edhe të vetmet në rajon dhe më gjerë. Për dallim nga ai, nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, konsideron se raporti i departamentit të shtetit amerikanë për Malin e Zi, është shumë real. Abazoviq, ka theksuar se raporti paraqet shuplak diplomatike për regjimin aktual në Mal të Zi.
TVCG
Source: http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/index.htm?year=2015&dlid=252881