Dënohet aktin vandal të ndezjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës nga Ministria dhe nga EU

April 15, 2016   | Ngjarjet - Events

crna-gora-EUMinistria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Aleanca qytetare dhe  Partia boshnjake kanë dënuar ndezjen e flamujve shqiptarë dhe të Kosovës në Podgoricë. Të theksojmë se autorët deri tani të panjohur i kanë ndezur mbrëmë flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës para objektit afaristë  Kapitall Pllaza, në Podgoricë. Në Kapitall Pllaza, gjenden lokalet e ambasadës së Kosovës.

Ministria e jashtme,  shpreh keqardhje dhe dënon aktin vandal e të pa shembull  të ndezjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kosvës, para objektit të ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë, në Podgoricë,  është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme dhe integrimet evropiane.

Nga kjo ministri, kanë theksuar se janë në komunikim të përhershëm me ambasadat dhe se organet kompetente po i ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për shndritjen e rastit dhe zbulimin e autorëve. Aleanca qytetare i ka ftuar organet kompetente të bëjnë hetime urgjente , të zbulohen dhe autorët e kësaj vepre të procesuohen më tej. Partia Boshnjake ka dënuar ashpër aktin vandal dhe jo të qytetëruar  të bërë nga autoret deri tani të panjohur duke ndezur flamujt e dy vendeve fqinje