Digjet flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë

April 15, 2016   | Rajoni / Region

Digjet -FlamuriPersona të panjohur ia kanë flakën flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë para objekteve të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë.
Mediat në Mal të Zi raportojnë se flamujt janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri, por janë larguar menjëherë nga direku.

Flamujt e të dyja vendeve ishin të varur në sheshin e Capital Plaza të Shën Petrit bashkë me atë të Malit të Zi i cili nuk ishte dëmtuar fare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimit Evropian të Malit të Zi e kanë dënuar ashpër këtë akt të djegjes së flamujve të të dyja vendeve para ndërtesave së ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministria e jashtme e këtij vendi thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat e të dyja vendeve dhe ka bërë thirrje që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar rastin dhe autorët identifikuese.

“Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”, thuhet në deklaratë e MPJ-së së Malit të Zi, njofton Klan Kosova.