Vandalizëm në Ulqin: Shpojnë gomat e makinave në parkigun e Kalasë

April 18, 2016   | Ngjarjet - Events

Shpohen Gomat-ne.ulqinSipas gazetës “Vijesti” një dukuri negative dhe shumë shqetësuese ka ndodhur  në parkingun e  poshtëm të Kalasë së Ulqinit vis-vis kishës Shën Nikollës, nga ana veriore, ku dëmtimi i gomave të automjeteve është bë me mjetet metalike të mprehta.

Në komunën e Ulqinit rasti i fundit i ngjashëm ndodhi saktësisht më  11.03.2015 gjithashtu në parkingun, poshtë të Kalasë.

Disa nga pronarët e automjeteve të dëmtuar nuk e kanë lajmëruar rastin në polici kështu që për momentin nuk dihet numri i saktë i makinave të dëmtuara.

Policia e Ulqinit po punon për të identifikuar autorin e vandalit.