Elezagiq: Kush e pengon rikonstruksionin e “Rrugës deri në Krythë”?

May 5, 2016   | Shtypi / Mediji

Skender Elezagiq-UlqinKryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate Skender Elezaigiq ka pyetur pushtetin komunal çfarë hapash ka ndërmarr për fillimin e rikonstruktimit të rrugës magjistrale prej Ulqinit deri në Krythë, raporton portali Ul.info.

Ai tha se procedura tenderike për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për kryerjen e punimeve në këtë aks rrugor nëpër të cilin gjatë vitit kalojnë qindra mijëra makina po zgjatë pakuptueshëm shumë.

Në fund të vitit të kaluar Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lejen e ndërtimit për rikonstruktimin e kësaj rruge, ndërsa është kryer edhe eksproprijimi i tokës përgjatë këtij aksi me gjatës 13,5 km.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është nëntë milion euro.