Cungu uron zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së Kadri Veselin
Kadri Veselin e ka uruar edhe kryetari i partisë kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi, Forca e Re demokratike, Nazif Cungu
Cungu, i cili është njëherësh edhe kryetar i komunës së Ulqinit, në urimin e tij ka thënë se Veseli e ka përvojën dhe profilin politik për të zëvendësuar Thaçin në drejtimin e PDK-së.
“Unë jam i sigurt që pas largimit të themeluesit dhe ish-kryetarit, z. Hashim Thaçi, ju jeni i vetmi që keni përvojën dhe profilin politik për ta zëvendësuar atë në drejtimin e partisë më të madhe në Kosovë. Po ashtu duke njohur kontributin tuaj të jashtëzakonshëm historik në luftën për të drejtat e shqiptarëve dhe qëndrimet e theksuara patriotike, jam i bindur se ardhja juaj në këtë detyrë është në interes edhe të shqiptarëve të Malit të Zi”, është shprehur kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu.
Në mesazhin e tij, Cungu e ka uruar PDK-në edhe për organizimin e shkëlqyer të konventës së partisë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të frytshëm në interes të problemeve kombëtare dhe fqinjësisë së mirë rajonale.
Nazif Cungu






