Botimet e “Art Club”-it prezantohen në Panairin e Librit në Podgoricë

May 9, 2016   | Kulturë / Kultura

Panairi i Librit në PodgoricëShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të prezantojë botimet e saj në edicionin e 11-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë, i cili fillon sot. Botimet e “Art Club”-it do të jenë të ekspozuara në stendën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Panairi i Librit në Podgoricë, i cili sivjet zhvillohet me moton “Mali i Zi lexon”, do të mbahet në mjediset e Qendrës “Delta City” nga data 9-15 maj.

SHAI “Art Club” është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Në kuadër të veprimtarisë së saj botuese, kjo shoqatë ka botuar deri tani rreth 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

 

Ulqin, më 09. 05. 2016                                                                           SHAI “Art Club”