Medina Kanaqi dhe Edina Kraja, medalje të arta në turneun e Taekuondosë “Tirana Open”

May 9, 2016   | Lajmet / Vijesti

Medina Kanaqi dhe Edina Kraja, medalje të arta-UlqiniTë shtunën me datë 07.05.2016 në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne morrën pjesë afro 500 garues nga 10 shtete si, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Serbia, Kroacia, Italija, Bosna, Bullgaria. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me tre garues. Medina Kanaqi dhe Edina Kraja fituan vendet e para të cilat u shpërblyen me medalje të arta. Ndërsa Ardiana Karamanaga fitoi vendit e tretë duke u shpërbly me medalje të bronzit. Falenderojmë sponsorët që na përkrahën dhe na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportivë.

“Top Tirana Open”, turneu ndërkombëtar i Taekuondosë në versionin “World”, i cili këtë vit ka edicionin e tij jubilar, atë të 5-të, ka kapërcyer të gjitha pritshmëritë përsa i përket pjesëmarrësve.

Ky turne u mbajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.