Ambasadorja e SHBA viziton Ulqinin – Video

May 12, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ambasadorja e SHBA viziton Ulqinin-2Në Ulqin qëndroi për vizitë ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret Ujehara.

Takimi i parë ishte planifikuar me kreun e qytetit Nazif Cungu dhe  bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Cungu duke i uruar mirëseardhje i bëri një panoramë të qytetit në shumë këndëvështrime, duke u ndalur veçmas në fushën e turizmit si një prej  sektorëve kryesorë. Ai foli për investimet e pritshme dhe zhvillimin e qëndrueshem të qytetit dhe shprehu interesimin edhe për për investitorët amerikan këtë kur kemi parasyshe që në SHBA jeton një komunitet i madh i  njerëzve tanë.

Ambasadorja e SHBA viziton Ulqinin-

Nga ana tjetër ambasadorja  Ujehara duke falenderuar për pritjen , veçoi  bukuritë e Ulqinit, u ndal tek kriporja, foli për mundësitë e bashkëpunimit  dhe të investimeve nga diaspora, premtoi angazhim të ambasadës në këtë drejtim, por dhe duke bërë thirje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundëshëm.

Pas një takimi tepër miqësorë dhe të hapur u ra dakort që komuna e Ulqinit  të aplikojë me një projekt pranë ambasadës që ajo të mbështesë vazhdimin e projektit të kompjuterizimit të shërbimeve në komunën tonë, nëpërmes  granteve për rritjen e transparencës që ambasada i ka në dispozicion.

Ambasadorja e SHBA viziton Ulqinin-1

Më pas ambasadorja e shoqëruar nga Kryetari u takuan  në bibliotekën e qytetit me përfaqësuesit e projektit ‘’Partneriteti lokal kundër abuzimit me droga dhe delikuences së të miturve’’ realizuar nga OJQ ‘’Horizonti i Ri’’ projekt mbështetur nga Ambasada e SHBA–së.

Vijuesve iu ndanë mirënjohje dhe diploma.