Incident në kuvend të Malit të Zi, ndërpritet seanca -Video

May 13, 2016   | Shtypi / Mediji

incident-kuvendi-mali-ziËshtë ndërprerë seanca e Kuvendit në të cilën është dashur të diskutohet mbi anëtarët e rinj të qeverisë së besimit zgjedhor.

Seanca e parlamentit të Malit të Zi me të cilën është dashtë të diskutohet për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë është ndërprerë pasi që deputetet e Frontit demokratik e kanë quajtur me fjalë fyese kryeministrin Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq kishte filluar të arsyetojë propozimin e ndryshimeve të përbërjes së Qeverisë ,kurse pastaj i tërë klubi i deputetëve të Frontit Demokratik ka filluar të brohoris “Millo hajn” . Deputetët nuk arriti ti qetësojë kryetari i Parlamentit Krivokapiq as pas disa vërejtjeve . Pas fyerjeve Gjukanoviq u ka rekomanduar “Ju lumtë budallenj”. Gjukanoviq i ka propozuar sot parlamentit që për nënkryetarë të Qeverisë të zgjedhin ministrin e deritashëm të bujqësisë ,Petar Ivanoviq , është publikuar në faqen e parlamentit. Përveç për këtë propozim ,deputetet do të diskutojnë edhe për zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj të Qeverisë nga radhët e opozitës. Gjukanoviq ka aprovuar mbrëmë propozimin e PSD , DEMOS dhe URA që kandidatë për ministër të bujqësisë të jetë Milenko Popoviq ,kurse për zëvendës kryeministër Miodrag Vujoviq. Të përkujtojmë se Gjukanoviq më parë ka refuzuar propozimin e tri partive që Vujoviq të jetë ministër i bujqësisë, duke shtuar se kandidati i propozuar me profilin e vetë profesionistë nuk u përgjigjet detyrimeve specifike të kësaj Ministrie gjatë muajve të ardhshëm. Kandidatë për ministër të punëve të brendshme dhe të financave dhe përkujdesjes sociale ,kanë mbetur Goran Danilloviq , Rashko Konjeviq dhe Boris Mariq.

TVCG

[flv]http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2016/05/13/176073/konverttttt.mp4[/flv]