Kida me klip të ri në Ulqin

May 13, 2016   | Lajmet / Vijesti
Kida-ne-ulqinKëngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida është duke i xhiruar pamjet e klipit të saj të ri në Ulqin.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me këngëtarin Ermal Fejzullahu, këngës ‘Mia more’ këtë herë ajo vjen me një këngë Solo, transmeton lajmi.net.

Bazuar në disa fotografi të sigurara shihet se këngëtarja do të vijë më ndryshe seç jemi mësuar ta shohim.

Kjo këngë është e punuar nga Zzap & Chriss, kurse për tekstin janë përkujdesur Mozzik dhe Getinjo.

Bazuar në pamjet e para, kënga duket të jetë premtuese, ndërsa nëse do ta ketë suksesin që pati ‘Mia more’ mbetet ta shohim./lajmi.net.