Fillon pagesa e kompensimeve për puntorët që do lëshojnë vendet e punës
Komuna e Ulqinit konformë vendimit të Kuvendit filloi pagesën e kompensimeve për punetorët që do të lëshojnë vendet e punës. Gjithësej nga Komuna dhe NP janë paraqitur 59 punetorë. Me kenaqësi mund të konstatojmë se kemi bërë pagesat për 11 të punësuar ne NP – Ujësjelles kanalizim dhe 15 për punëtorët e komunës. Pasi ne pyetje janë shuma të mëdha të hollash, jemi duke përgatitur mjetet dhe për 35 punëtorë të tjerë të cilet mund të llogarisin në mjete ne një afat sa më të shkurter. Kontributët dhe sigurimët shoqërore do të shlyhen në marrëveshje me Ministrinë përkatëse për të gjithë të punësuarit, kurse për personat që kanë fituar nga pagesa e kompensimeve do tiu paguhen në ritme shumë më të shpejta , më qëllim plotësimin e kushteve për pension. Kryetari i Komunës Nazif Cungu me këtë rast i shpreh falenderime të sinqerta të gjithë punëtorëve që vite të tera kanë dhenë ndihmesën e tyre në organët e administratës dhe në NP.
Po ashtu me kënaqesi mund të konstatojme se sot arritem që te shlyejme dhe nje page për punetorët e komunes, e në ditët ne vazhdim do te pasojnë pagesat edhe për punetorët në NP.