Agjencia për pengimin e korupsion në MZ organizon trajnim në Ulqin

May 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Agjencia për pengimin e korupsion në MZ -Trajnim ne UlqinNë organizim të Agjencisë për pengimin e korupsionit në komunen e Ulqinit u mbajt trajnimi në temen ‘’Kompetencat e Agjencisë për ndërprerjen e  korupcionit dhe obligimet e organeve shtetërore në aplikimin e ligjit të antikorupcionit’’.

Trajnimi u organizua  për të punësuarit e administratës lokale, NP dhe  ndërmarrjeve të tjera. Ligjeratat e ekspertëve të angazhuar nga Agjencia Dragiq Dushan, Mladen Tomoviq, Goran Duratoviq dhe ekspertit që kishte ardhur nga Sllovenia Beqir Kacanoviq i ndoqen rreth 50 të punësuar të cilët njëherit patën mundësi të drejtojnë dhe pyetje.