Përfundon trajnimi rajonal për ndalimin kufitar

May 20, 2016   | Ngjarjet - Events

Përfundon trajnimi rajonal policorNjëzetë e pesë zyrtarë dhe hetues policorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Bosnja e Hercegovina, sot përfundojnë trajnimin rajonal për ndalimin kufitar.

Ky trajnim është financuar nga Komanda Evropiane e Ushtrisë së SHBA-ve (EUCOM), dhe e ndihmuar nga Programi Ndërkombëtar i Sh.B.A.-ve për ndihmë në trajnime për hetime penale (ICITAP).

Në ceremoninë përmbyllëse, e cila do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, do të marrë pjesë edhe ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delawie, ku do të mbajë një fjalim dhe do të marrë pjesë në ndarjen e certifikatave.

 Bota Sot