Rusia: Mali i Zi në NATO, ne nuk do të rrimë duarkryq

May 20, 2016   | Ngjarjet - Events

Maria Zakharova-Përpjekjet e NATO-se për të ndryshuar peizazhin politik në Europë ndikojnë në interesat e Rusisë ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , për agjencionin rus të lajmeve Itar Tass, duke vënë në pah se “anëtarësimi i Malit të Zi në NATO” nuk do të kalojë pa një reagim të Rusisë, njofton Klan Kosova.

“Përpjekjet e fundit të NATO-së për të ndryshuar peizazhin ushtarak dhe politik ne Europë dhe veçanërisht në kontekstin e politikës së frikësimit ndaj Rusisë, në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë interesat e Rusisë dhe na ne mënyrë proporcionale do t’u përgjigjemi”, tha Zakharova.

Të enjten 28 anëtarët e NATO-se nënshkruan Protokollin për pranimin e Malit të Zi dhe tani duhet ta ratifikojnë në parlamente nacionale shtete veç e veç.

Më pas Mali i Zi pritet të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës.

LajmPress