Hashim Thaçi në Podgoricë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

May 22, 2016   | Ngjarjet - Events

Thaci-VujanovicPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Në mesin e mysafirëve të shumtë pritet të jenë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, etj.

Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga presidenti malazez, Vujanovic, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral.

Mali i Zi feston 10 vjetorin e pavarësisë-1

Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremten zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë.

KosovaLive360