Gjeloshaj kërkon tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit – CANU – Video

May 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

nike-gjeloshajJeni dëshmitarë, që ditëve të fundit me shumë vemëndje kam përcjell çdo shkrim dhe reagim për “rastin e fjalorit” të Akademisë malazeze CANU.

Përveç reagimeve nga shqiptarët, në aspketin pozitiv, kemi mundur të lexojmë edhe disa shkrime nga intelektual malazez, si dhe nga Katedra e Gjuhës Malazeze në Centinë, por që ato sipas mendimit tim nuk janë të mjaftueshme, aq më tepër kur ato nuk vijnë nga instancat më të larta shetërore.

Poashtu më në fund kemi pasur rastin të lexojmë edhe deklaratën qesharake dhe “arsyetimet “ e CANU! Mua personalisht po më brengos fakti që atyre po u dalin në krahë edhe “akademikë” që ende nuk dijnë se cilit komb apo etni i përkasin, e veçanarisht jam i habitur me hapin e fundit të treshes opozitare që është bërë pjesë e Qeverisë. Ata ndër anëtarët e kabinetit qeveritar, konkretisht për zavëndëse të ministrit të arsimit, propozojnë zonjën Tatjana Beçanoviq, e cila përveç qendrimeve të saj të njohura, ishte kryetare e Komisionit për hartimit e “fjalorit të famshëm” të CANU. A mos është kjo pozitë si dhuratë për punën e bërë në fjalor?

Unë mendoj që me këto hapa, opozita po e tregon se nuk dëshiron ndryshime dhe bashkëpunim me shqiptar.

Pa hyrë në detaje tjera, me këtë rast sugjeroj që opozita në fjalë t’a tërheq sa më parë kandidaturën e saj, ose personalisht ajo, si kryetare e Komisionit të kërkoj tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit në fjalë dhe përmirsimin e tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ftoj anëtaret e Kabinetin Qeveritar që mos të votojnë kandidatën në fjalë.

Pavarësisht se cilit opsion i përkasin, ata që i vlerësojnë gjërat realisht, do t’a kuptojnë se ky hap është i domosdoshëm për hirë të situatës së krijuar, dhe po aq më i aryetueshëm se rasti i mospranimit të kandidatit të opozitës për ministër të bujqësisë nga kryetari i qeverisë, z.Gjukanoviq.

Nëse Qeveria, nuk merr hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim, si financuese e akademisë në fjalë nga buxheti i shtetit, unë dhe pupulli shqiptarë kudo ndodhet, do të konsiderojmë që politika zyrtare e Malit të Zi, pajtohet me qëndimet e CANU.

Opinionin tim e kam potencuar edhe në Parlament, nuk jam historian, andaj aq më pak dua të polemizoj e të debatoj me historianë e akademikë me përmasa lokale për çëshjten e autoktonisë dhe prejardhjes së shqiptarëve kudo në botë, sepse këtë e kanë shkruar e bërë historianët dhe akademitë botërore.

Në fund dua të rikujtoj opinionin e gjerë, se nuk do të ndalem, por që si përfaqësues i popullit autokton shtet-formues të Malit të Zi të pavarur, që në këtë moment ndihet i nënçmua pa masë, këtë çështje, ashtu sikur kam premtuar, do ta çoj deri në fund.

Sinqerisht,
NGJ

Nik Gjeloshaj Facebook