Lika: Me qeveritarët pa vizion, shteti drejt vdekjes “klinike” të Kripores

May 31, 2016   | Shtypi / Mediji

Zenepa-Lika-drejt vdekjes klinike të Kripores se UlqinitKryetarja e organizatës “Dr. Martin Shnajder Jakobi”, Zenepe Lika, tha për televizionin Teuta se për mbrojtjen e Kripores nevojiten mjaft hapa të mëtejshëm kurse valorizimi i saj mund të arrihet me përmirsimin e infrastrukturës, por problem përfaqson fakti se shteti duket se ka cuar dorë nga Kriporja, raporton portali TV Teuta.

Ajo e quajti tragjike që këto përmirsime në infrastruktur presin tash më shumë se një vit, dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë pothuajse asgjë, përvec vendosjes së një pompe.

Më i ashpër në qendrimet e veta ishte një nga ideatorët e Malit të Zi ekologjik dr. Dragan Hajdukoviq, i cili tha se qëndrimi i Qeverisë malazeze ndaj Kripores është i papranueshëm, dhe se mund të krahahoset vetëm  me tradhëti kombëtare. I shprehu besimin se mbrojtja e kripores do të realizohet psi paraqet një parajsë në tokë