Ndërron jetë veterani i arsimit Shefki KARAMANAGA

May 31, 2016   | Ngjarjet - Events

Ndërron jetë veterani i arsimit Shefki KARAMANAGA-UlqinIN MEMORIAM:

Sot në moshën 82 vjeçare ndrroi jetë Shefki KARAMANAGA, mësuesi që tër jetën e tij ka punuar në arsim me zemër dhe me shpirt. Shumë gjenerata nga politika, shkenca dhe ato të tjerët nuk e kanë harruar mësuasin e parë, dhe të gjithë ato flasin me një pijetet të veçantë për Shefkiun. Shefkiu ka qenë një njeri, modest dhe i but siç thot populli ynë, dhe më duket se kurrë nuk e ka ngritur zërin.
Ti kalosh 40 vite në arsim është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, një udhëtim me gjenerata të ndryshme. Por Shefkiu ka qenë krenar për punën e tij, pavarësisht nga rrethanat e vështira, posaçërisht në kohën e komunizmit. Dhe padyshim ai ka dhënë një kontribut të madh në arsimin e popullit tonë. Ashtu si edhe shumë mësues të tjerë, në fillim të arsimit në gjuhën shqipe te ne, Shefkiu ka punuar me pasion dhe me një dashuri të madhe për arsimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Mal të Zi.
Me një pijetet të veçantë dua ti përmend disa nga plejada e madhe e mësuesëve tanë të cilët kanë dhenë kontribut të madh në edukimin e popullit tonë. Minja Nikollaidisi, Antonija Markoviq, Qouthere Llunji, Pjetër Mirdita, Muhamed Zejnelaga, Veli Hoxha dhe të tjerët, të cilët padyshim, kanë merita të veçanta në arsimin e popullit tonë.
Edhe Shefki KARAMANAGA i takon këtij grupi, edhe ai është një ndër pishtarët e dritës dhe të përparimit në përgjithësi, pavarësisht nga kushtet të vështira ekonomike, politike etj.
Rahmet past. Inshalla shpirti i tij është në Xhehnet.

Ismet Karamanaga Facebook