Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit

May 31, 2016   | Shoqëria / Društvo

Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -3Këto janë pamjet në mure të kalas së Ulqinit. Në faqen e Facebookut te Ismet Karamanagës mund të shifen, shkarravina e shkrime të ndryshme në muret e kalas.

Përveç shkrimeve në bedenet e Kalasë nga ana e sipërme, shkrime edhe në Portën e Kalasë nga ana e jugut, pastaj në bedenin kryesor me Ravelin, shkrime me ngjyrë të kuqe të cilat nuk kanë qëllim për ti drejtuar mysafirët në drejtim të muzeut..

E plotësuar

Autorët e këtyre shkrimeve apo grafiteve vazhdojnë të mbeten anonim derisa shkrime të tilla nëpër muret e kalas shekullore fillimisht kishin nisur të shkruheshin sikur para shumë vitesh.

Edhe pse autorë të gjithë këtyre “kreacioneve” janë vetë nxënësit apo vetë populli i këtijë qyteti , disa nga ata shprehin pakënaqësinë që askush nuk po merr përgjegjësinë t’i pastrojë ato.

Duhet cekur se vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore siç ashtë kalaja Ulqinit nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike që janë vënë në gurthemelin e shoqëris në Ulqin dhe më gjerë.

Ismet Karamanaga inkurajon organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa ndaj kryesve të kësaj vepre.

Foto: Ismet Karamanaga Facebook

Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit - Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -1 Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -2 Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -3 Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -4 Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -5 Shkrime nëpër mure të kalas së Ulqinit -6