Labinot Tahiri viziton varrin e Gazi Mustafiqit ne Ulqin

June 1, 2016   | Lajmet / Vijesti

Labinot Tahiri ne varrin e Gazi Mustafiqit ne UlqinNgushëllim dhe kujtim për humbjen e shokut tonë , dy ditë më parë !
Mund të isha unë ,dikush larg nga unë ose çdokush…por ja që Zoti të zgjodhi ty të të ketë më pranë vetës e të na tregosh nepër netet pa gjumë kur shkon mendja e ato më gjumë nepër ëndrra se kjo jetë nuk është aq e gjatë sa e mendojmë.
Gazmir Mustafa , nuk t`u la kohë as të mbusheshe me gjynahe se herët na shkove.
14 vite ,5100 ditë i bie me qindra mijëra orë që kur u njohëm e ti nuk ditë t`a hidhërosh askënd se ne bashkë me ty i hymë moshës së rritur , veçse ti s`na përcolle deri në fund.

Aq sa ishe ,për 14 vite në Terasën Royal kur vija të këndoja , teksa hanim bukë shpesh , me kolegët e estrades , shokët ,shihja tek ushqehej një mashkull tipik shqiptarë, më buzëqeshjen që e meritoje fort !

Por nëna jote nuk i meritoi lotët teksa të tha Lamtumirë .Mua gajreti që më dha ajo po më mban se për ty dhimbja sa vjen e shtohet për mua , Osmanin vëllaun tënd, shokët e estradës , të fitnesit, kur t`a kujtojmë burrërinë e besnikërinë që pate , Gazmir Gëzim Mustafa.

Çfarë n`a mbetet gjatë jetës nga të gjithë , na i dhe ti si i vetëm .Mirësinë , fjalën e mirë , respektin ndaj atyre që të sollën në jetë , shoqërisë ,familjës dhe atyre që hynë në jetën tënde gjatë rrugëtimit 27 vjeqar.
Mbase as neve s`na zgjat shumë , mbase qanë nëna e babai im një ditë por dallimi vëlla është i vogël se dhimbja për familjën tëndë është dhimbje për familjen time.

Shko atje dhe na prit , ti do zësh vend kudo jam i bindur !
Por vendin tënd se zë kush , të jesh i bindur .

Gazmir Mustafa-Ulqin
Do të na mungosh përgjithmonë vëlla.
(Gazi ishte 27 vjeqar.
Djali i Gëzim Mustafa nga Ulqini, njëri nga pronarët e terasës ku unë u rrita dhe fillova karrieren time në Ulqin.
Vdiq me datën 30 maj 2016)
Zoti lashtë shendoshë e ua shtoftë durimin familjës, Ismetit, Gëzimit, Artit, Nikollës, Flamurit e Osmanit dhe gjithë shokëve që e njohën GAZIN.
Të perzemerta e të papërshkrueshme ,
Labinot Tahiri me familje dhe shokët tuaj: nga diaspora, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Ulqini e Malsia.

Në varrim ishim plot shokê të Estradës
Meda stupcat dhe shumë tê tjerë por unë desha në emrin e tê gjithëve të shprehim ngushllime për familjen dhe pronarêt e Royalit.

Labinot Tahiri Facebook

Labinot Tahiri ne varrin e Gazi Mustafiqit ne Ulqin- Labinot Tahiri ne varrin e Gazi Mustafiqit ne Ulqin-1 Labinot Tahiri ne varrin e Gazi Mustafiqit ne Ulqin-2