Nika: Nga policia komunale e Ulqinit: “ mirë more .., po me urën ç’patën..”?!!

June 1, 2016   | Opinione

muhamet-nikaNga Muhamed Nika

Nga policia komunale e Ulqinit , merret  vesh  se atyre  ende nuk u ka arritur kurrë farë  përgjigjeje  në shkresën dorëzuar policisë kufitare të Malit të Zi,   e cila  siç merret vesh  ME 17 MAJ 2016hodhi në erë   Urën e Goricës  që gjendej  në kufirin  me Shqipërinë    në fshatin Sukubinë – Komuna e Ulqinit DHE ISHTE  MONUMENT  I KULTURËS E TRASHIGIMISË KULTURORE KOMBËTARE. Kjo urë  e vendosur  aty  PREJSHEKUJSH, që në mesjetë   lidhte Ulqin  me Shkodren , mbase edhe me Rromën dhe  Venedikun,  që nga koha  e Shqipërisë  Veneciane e më herët.

Ajo si e tillë ishte ndër monumentet  e rralla kulturore  të  kësaj kategorie  të kohëve të shkuara  e deri në mbarim të luftës së dytë botërore , kur   u bë mshelja e kufirit  , bashkë me 10tra pika  tjera kufitare me Shqipërinë që ishin në funksion të popullsisë lokale, për çka ekzistojnë dokumentet  ?!

Kuptohet se edhe në këtë  kohë dihej se  bëhej  kontrabandë  kufitare  me mallra të ndryshëm  madje  edhe më  shumë se sot, por nga regjimet e kohës  që vazhdimisht ndërroheshin , nuk  ngjau të kishte koka të smuara që në emër të ndalimit të tregtisë së zezë  të hedhin urë në erë?! Dhe kjo që ngjau na kujton atë filmin shqiptar në të cilin gjermanët në tërheqje hedhin në erë urën e fshatit?!!

Për çudinë tonë, përveç inspektorit  komunal Hilmi Taipi , i cili pas njoftimit nga qytetarët,  kish dalë në vend ngjarje për të incizuar gjendjen faktike ,  nuk pamë që të tjerët – të politikës  të  ngritin  zërin ashtu si për gjëra ,  më të parëndësishme  dhe ku dinë të na çajnë  edhe  me nderën… në prononcimet e veta?!

Dokumenti-per-ure