Qentë endacak problem për komunën e Ulqinit

June 1, 2016   | Ngjarjet - Events

Qentë endacak problem për komunën e UlqinitQentë endacak janë berë probleme madhore me të cilat po përballet komuna e Ulqinit.

Shqetësues mbetet problemi i qenve endacak në komunën e Ulqinit ku tashmë është berë problem serioz. Pamje të tilla mund ti shohësh në çdo anë të qytetit. Friga e fëmijëve dhe të gjithë atyre që i hasin këta qen çdo ditë në rrugë duhen të jenë shqetësuese.

Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit të Ulqinit është kthyer në një prej problemeve kryesore për banorët. Ata i gjen në çdo rrugë, në çdo lagje, duke rrezikuar seriozisht qytetarët pasi qentë endacakë janë të pavaksinuar dhe mbartin sëmundje të ndryshme.

Qentë duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu. Here pas here qytetarët i bëjnë apel insititucioneve përkatëse që të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Qentë endacak problem për komunën e Ulqinit-1