Është sulmuar fizikisht Mustafa Gorana – Video

June 2, 2016   | Ngjarjet - Events

mustaf-goranaIsh shefi i urbanizmit të Ulqinit dhe sekretari aktual për veprimtari komunale Mustafa Gorana fizikisht është sulmuar parmbrëmë në kafenenë “Avanti” në qendër të qytetit, njoftoi Portali Vijesti, raporton portali Ul.info.

Siç thuhet, atë e sulmoi bashkëqytetari R.R., ndërsa Gorana sulmin e lajmëroi në polici. Gorana tha se nuk e njohu të riun i cili i erdhi pranë deri sa ishte i ulur në tavolinë me mikun e tij Mustafë Dollakun dhe tentoi ta kap për hunde.

“Incidentin më të madh e parandaluan pronarët dhe stafi i lokalit. Më kërcënoi dhe më shau, e nuk e dija për çfarë. Ky ishte sulm në personin zyrtar”, tha Gorana për “Vijesti”. Tha se i riu ndoshta ishte i pakënaqur për arsye se në mbledhjen e Parlamentit lokal nuk është miratuar vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e planit për parcelën në Ranë.

“Çfarë lidhje kam unë me këtë”, tha ai.