Komuna Ulqinit formon trupin koordinues për përcjelljen e sezoni turistik

June 2, 2016   | Turizmi / Turizam

Komuna Ulqinit formon trupin koordinues-CunguKy trup do të përbëhet prej 24  përfaqësuesve të shërbimeve  dhe  strukturve  të ndryshme komunale, dhe ka për detyrë të përcjellë rrjedhën e  sezonit  turistik, të propozojë masa  dhe të angazhohet që gjërat të marrin kahjen e duhur  e që qyteti të jetë i gatshëm që të ofrojë mikpritje, komoditet  dhe shërbime  të pakursyera për mysafirët dhe vizitorët e shumtë.

Kryetari i komunës Nazif Cungu  tha se strukturat komunale do  të jenë përherë të gatshme që të intervenojnë kurdo që e lyp nevoja. Ai kërkoi bashkëpunim  me të gjitha sherbimet qofshin ata komunale apo republikane , përfaqsueeve  te agjencive  turistike, atyre të plazheve etj.