Komuna Ulqinit paralajmron masa rigoroze për vjeljen e taksave dhe tatimeve

June 2, 2016   | Ngjarjet - Events

Komuna-Ulqinit-Cungu-masa-rigoroze-tatimiDuke filluar nga dita e hënë dy ekipe të përbëra nga përfaqësuesi i Sekretariatit  për buxhet  dhe  financa, ai i Policisë  komunale  dhe  përfaqësuesi i N.P ,,Veprimtaritë komunale  do  të dalin në terren  dhe shtëpi më shtëpi do  të kontrollojnë  shlyerjen e tatimeve, taksave dhe huazimet që  konsumatorët kanë ndaj ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Ky  akcion do të  vazhdojë  gjatë tërë sezonës turistike dhe ka  për qëllim grumbullimin më  cilësorë  të   taksave dhe  obligimeve që kanë qytetarët ndaj komunës dhe ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Kryetari  Cungu angazhohet  për transparencë të  përgjithshme dhe masa që janë  konformë normave ligjore. E tërë  puna e inspektorëve në terren do të mbikqyret  detalisht  nga Sekretarët e sekretariateve, nënkryetarët dhe nga ana e Kryetarit të komunës.