Nika: Hedhja në erë e urës së Goricës dhe kush mund të ketë gisht në te…?!!

June 4, 2016   | Opinione

Ura e Goricës-SukobinNga Muhamet Nika

((Vazhdim)

2.

I shqetësuar  nga akti vandal i minimit të Urës së Goricës , në  kufirin shtetëror me Shqipërinë- Sukubinë –Ulqin, nga policia e brezit kufitar për çka askush nga  politika  nuk  reagoi ose që  vërtetoi  se kush është nga pushtetet  urdhërdhënës  i hedhjes në erë …,   dhe në bazë të cilit vendim  të nxjerrë –  ku e kur?!

– Ne duke gjurmuar në këtë punë sherri ,   u kujtuam që për të  zbardhur  rrethanat  e këtilla, të përdorim  të dhënat eventuale që ofrojnë kërkimet   në “ GOOGEl”  –   Sepse  dihet  që   në pak sekonda  ajo,  të jep  rezultate  gjetjesh , më shumë se gjithë shërbimet inteligjente e të avancuara të spiunazhit botëror…?!

 Pas kërkimit në të mirë të zbulimit  të çështjes , në pyetjen e shtruar tonën , që ishte : deputetët Genc Niman Begu, Luigj Shkreli, Parlamenti , Evropa , kufiri… Nga gjetjet e ofruara shkëputëm këtë shkrim që na u duk shumë domethënës , e   për të cilin do të kish qenë mirë të deklaroheshin të dy deputetët , me informatat e veta kthyese .

Lajmi pason kështu :

“Kuvendi i MZ: NIMANBEGU DHE SHKRELA NË BRUKSEL”

Posted by: Admin on February 21, 2015 in Politikë Leave a comment

Në Parlamentin evropian në Bruksel më 23 dhe 24 shkurt do të mbahet mbledhja ndërparlamentare e Parlamentit evropian dhe parlamenteve nacionale me temën: “Kufijtë e mençur: sfidat evropiane, eksperiencat nacionale, rruga përpara”, njoftohet nga Kuvendi i Malit të Zi….

 

Në këtë mbledhje, do të marrin pjesë anëtari i Këshillit për sistem politik, drejtësi dhe administratë – deputeti Genci Nimanbegu dhe anëtari i Këshillit për siguri dhe mbrojtje – deputeti Luigj – Lubo Shkrela.”

Duke pasur  para sysh që nuk patëm informacion shtesë , pas përfundimet të punës dhe vendimeve  konkrete që u  morën dhe tashti  pasi” me mençurinë tonë “ , në “ kufijtë e mençur”, na ndodhi edhe  kjo që ndodhi,  ne dyshojmë dhe pyesim publikisht,  se kush mund të ketë gisht në këtë punë ose i takon të ketë dijeni… dhe se a mund të lidhet kjo me shkuarjen e deputetëve tanë në Bruksel!!!

Po e themi   këtë si ish- deputet i kohëve më të vështira, kur kuptohet me gjithë të tjerët, kërkuam hapjen e  kufirit shqiptaro- shqiptar edhe para të gjitha ambasadave evropiane , me të cilat zhvilluam takime të vazhdueshme  gjatë  një dekade.

Tjetër, një sqarim politikë,  kërkohet edhe  për vetë faktin  e rastit , kur polici komunal Hilmi Taipi, filloi e reagoi ashpër  për prishjen e saj dhe   për çudinë e të gjithëve, njëri  nga   eprorët e koalicionit të gjerë i tha   “ HIQU MOS U MERR ME KËTO PUNË  SE NUK KANË ÇKA TË DUHEN….”?!!!

Mbase , për gjithë këtë mund të shtohet se,  mbase Evropa,  duke qenë e shqetësuar  për   rrezikun e mallrave kontrabandë në këtë momente,  të ketë propozuar  dhe “ tanët” të kenë  pranuar  edhe propozimet e “ mençura ..” të  prishjes së kalimeve sekondare në kufi….

Kjo ka mundur të ndodhë shumë lehtë sepse  ura , për arsye  që gjendej aty ku gjendej ( në kufi ..)?! Nuk kish as  statusin e monumenteve të kulturës.  Edhe pse  nuk ishte urë do si do ,  por “ Urë me tre harqe..”- to të thoshte Kadare?!

Proces-Verbali-i-prishjes-Ura-e-Goricës-

Përmbajtja e procesverbalit.

Nr.07.më 17.05.2016

“ Procesverbal për kryerjen e inspektimit ,  kontrollues  për shkatërrimin e urës” Ura e Goricës”,në fshatin Sukubinë të bërë mbi bazën e lajmërimit të kryetarit të bashkësisë lokale dhe i hartuar më 17. 05.2016 në bashkësinë lokale. Kontrolli kish filluar në 900h. Inspektorët: Hilmi Taipi, Saubih Mehmeti, Amir Mehmeti dhe pala  Dritan Kurti.

Në inspektimin kontrollues është konstatuar : Me datë !7.05.2016. rreth orës 9h. Kryetari i bashkësisë lokale  Sukubinë, Dritan Kurti – me telefon kish njoftuar kryeshefin e policisë komunale se kish ardhur deri te hedhja në erë e Urës së Goricëss, nga ekzekutuesit  e pa identifikuar.

Policia komunale  menjëherë kish dalë në vend ngjarje dhe konstatoi që ura ish e shkatërruar totalisht dhe për këtë u bë dëshmi fotografike.

Procesverbali u hartua në vend ngjarje dhe në praninë e kryetarit të bashkësisë lokale Dritan Kurti, i cili u njoftua me përmbajtjen e procesverbalit të cilin e nënshkroi.

  • Një shembull i procesverbalit , i është dorëzuar Sekretariatit për mbrojtjen e Pasurisë për të ndërmarrë masat nga fusha e kompetencave të veta.
  • Në gjendjen e konstatuar pala deklaroi që sekretariati për mbrojtjen e pasurisë të marrë masat nga kompetencat e veta…….”

 

(Vazhdon- disa nga fotografitë e urës që nuk është më)

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„

Shkruan:  Muhamet Nika,

NËSE  POLITIKANËT  TANË  DERI  TASH   ISHIN TË DËMSHËM –  TASHTI  JANË BËRË TË RREZIKSHËM ?!

3.

( këtë  konstatim tonin  e  arsyetojnë  këto  pamje të urës së prishur të  Goricës në kufi me Shqipërinë)?!

 

Këto  janë  disa nga pamjet e  urës  mesjetare  të Goricës  në kufi me Shqipëri  e cila e “hëngri..”,  po duket pas   takimit  që u bë në Parlamentin Evropian në Bruksel ,më 23 dhe 24 shkurt  ku ishin pjesëmarrës edhe deputetët nga Ulqini?!!

Mbledhja ndër parlamentare e Parlamentit  Evropian dhe parlamenteve nacionale  u zhvillua me temën: “Kufijtë e mençur: sfidat evropiane, eksperiencat nacionale, rruga  përpara”,   pat njoftuar  atëherë,  Kuvendi i Malit të Zi dhe për çka kemi  shprehur  dyshimin tonë që ura të jetë prishur  mbi bazën e një ujdie të  palëve pjesëmarrëse- me Bashkimin Evropian, për të ndaluar kontrabandën ?!

Është interesante se në këtë takim   të parlamenteve  nacionale , për çudinë tonë nuk kish marrë pjesë  askush nga deputetët malazezë  , përveç dy  shqiptarëve  nga Ulqini, çka është rast shumë indikativ …?!!

Po shtojmë se në gjithë këtë që ndodhi, krye shefi i policisë komunale  të Komunës së Ulqinit – Saubih Mehmeti, në një emision televiziv , pas minimit të urës dhënë televizionit lokal TV  Teuta , u shpreh   me fjalët” Se të prishet ura , për të ndaluar kontrabandën kufitare – është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në botë..”?!!

I pyetur nga ne-  Përse e tha këtë konstatim,  ai na u përgjigj , që “ prishja e urës ,  kinse qenka bërë  me propozim të bashkimit evropian për të ndaluar tregtinë e pa ligjshme  përmes rrugëve sekondare”,  por faktet flasin të kundërtën që dëshmon edhe fotografia  më poshtë e bërë nga personat zyrtar të komunës së Ulqinit në vendngjarje…???!!!!

Kjo është fotografia  e bërë  pas ngjarjes  e barit buzë urës,  në rrugën  që të hip  në urë dhe  dëshmon se  bari  është  fare i pa shkelur?! Nga  gjendja e  gjetur, shihet  krejtësisht  qartë  se nuk bëhej   fjalë  për trafikim  kontrabandë-  qoftë me mjete transporti , qoftë  këmbësorie- sepse do të ekzistonin gjurmët …?!!!

 

Nga një veprim i ngjashëm  na u konfirmua  se  diku para 2-viteve,  e kishte pësuar   edhe     Ura  e Memë Kravarit, po ashtu në kufi me Shqipërinë. E cila dihet se  ishte e mirë atëherë , kur gjatë  gjendjes së  amullisë së  shtetit shqiptar dhe  të embargos, Mali i Zi, trafikonte  përmes  kontrabandistëve shqiptarë  duke  “ grabitur ..”   hekurin shqiptarë  për  Hekuranën e Nikshiqit…?!

Në këtë rast , mendojmë se  heshtja  rreth  dëmtimit të urave,   në raport me zhurmën për fjalorin e përmendur të Canus, na shtyn të themi që kemi të bëjmë me një hipokrizi politike ditore  të momentit .