Kryetari Cungu uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

June 6, 2016   | Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-UlcinjKryetari i Ulqinit Nazif Cungu , ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet

Shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.

Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryetari Cungu  thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta .