Punetoret e kripores u shkruan letër të hapur Kuvendit të komunës së Ulqinit

June 7, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

radnici-ulcinjske-solaneSindikati i punetoreve te kripores se Ulqinit “Bajo Sekuliq” i ka derguar leter te hapur Kuvendit te Komunes se Ulqinit ne te cilen kerkon ndihme per te realizuar te drejtat e tyre te prapambetura. Behet fjale per te ardhurat e tyre, rrogat dhe kontributet e pashlyera. Sipas kyetarit te sindikatit Marko Miranoviq, edhe pse disa nga ish te punesuarit i kane realizuar nje pjese te kerkeses se tyre duke e marre pensionin e parakohshem, mbetet nje pjese e kontributeve te papaguara dhe punetoret nuk kane te drejte te marrin pensionin e plote, raporton TV Teuta.

Prandaj  nga sindikati apelojne qe strukturat relevante ti kycin edhe punetoret e kripores neper grupet punuese me qellim qe te japin kontributin e tyre ne zgjidhjen e problemit te kripores dhe te diskutohet ceshtja e te punesuarve e cila eshte lene pas dore.

Punetoreve te kripores nuk u jane paguar kontributet  5 vite, si dhe nje pjese e pagave per vitin 2009-2010, pagat e plota per vitin 2011-2013. Shuma totale e borxhit te pakontestueshem ndaj punetoreve te kripores eshte 1.5 milion euro, te cilat nuk dihet se kur do te shlyhen.