Talentja nga Ulqini që po vjen si uragan në skenën muzikore shqiptare

June 7, 2016   | Lajmet / Vijesti

Eliza MarkiqiAjo është vetëm 14 vjeçare dhe me talentin që ka, është duke realizuar ëndrrën e saj që e kishte qysh në fëmijërinë e hershme që të bëhej këngëtare.

Fjala është për vajzën nga Ulqini, Eliza Markiqi, e cila merret edhe me aktivitete tjera, por që krahas sportit që e ka hobi, megjithatë pasioni më i madh i saj mbetet muzika.

Për herë të parë zëri i Elizës u dëgjua në edicionin e parë të “Star Fest-it”, kur ajo u paraqit për herë të parë në skenë para publikut, por edhe para jurisë profesioniste.

Krahas dy këngëve të suksesshme të Elizës, ajo së fundit erdhi edhe me këngën e saj më të re “Mos hesht”, që është një hit i vërtetë.

Ky është një bashkëpunim i vazhdueshëm me Imi Nimanbegun, i cili e realizoi muzikën dhe orkestrimin e kësaj këënge, kurse tekstin e shkroi Flutura Mustafa.

Nga talenti që ka Eliza, shohim se fjala është për një emër që sjell art dhe vlerë, dhe vërtetë fjala është për një këngëtare që premton shumë.

Kujtojmë se me këngën “Mos hesht” Eliza po merr pjesë në “Netët e Klipit Shqiptar” ku ajo po garon në kategorinë “Debutanti më i mirë”. /Teleskopi.net/