Abazoviq: AMShA të korrigjojë gabimet në Fjalor Malazez

June 9, 2016   | Kulturë / Kultura

Dritan-Abazovic-URAEdhe nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq ka ftuar Akademinë malazeze të shkencave dhe artëve dhe kryetarin e saj Momir Gjuroviq, që në një afat sa më të shkurtër t’i pranojnë dhe korrigjojnë gabimet irrituese në fjalorin e Gjuhës popullore dhe letrare malazeze. Abazoviq ka deklaruar se mbi fjalorin ka biseduar me Gjuroviqin, i cili i ka premtuar se do të jenë të hapur për të gjitha sugjerimet.

Më pastaj kanë pasuar disa kumtesa për opinion në këtë drejtim, kurse mendimi im modest është se prapëseprapë është dashur të jenë më të vendosur, të pranohen gabimet dhe të korrigjohen në një afat sa më të shkurtër.

Pres që nga fjalët të kalohet në vepra, ka thënë Abazoviq për gazetën Pobjeda. Nënkryetari i URA-s, ka përsëritur se do të ishte i gëzuar sikurse fjalori do të ishte problemi më i madh në Mal të Zi, sepse kjo do të thotë se si shoqëri kemi arritur shumë. Natyrisht, kjo nuk është kështu. Në tërësi jam i pajtimit se disa përcaktime në fjalor janë të papranueshme dhe fyese, por e pyes publikisht kolegun Nik Gjeloshaj, si edhe kolegët e tjerë që janë shprehur publikisht mbi këtë çështje: “Për cilën nga çështjet kini qenë kaq aktiv?

Për Kriporen, Komunën e Tuzit, aferën Zavalla? Për çështjen e Husajve? Për të gjitha këto kanë folur vetëm ndonjëherë kalimthi, kurse gjatë gjithë kësaj kohe e kanë përkrahur pushtetin.

RTCG