Gjeka: Pushteti lokal i Ulqinit dëshmon mungesën e vullneti të qytetarëve

June 9, 2016   | Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-kryetari-UlqinitKryetari i Partisë demokratike (PD) Fatmir Gjeka ka deklaruar se pushteti aktual në Komunë të Ulqin nuk është krijuar prej vullnetit të popullit. “Ne jemi pjesë e tij nga dëshira që të sillen vendimet të cilët i kemi përgatitur ne si pushtet në dy vitet e kaluara, e të cilët janë në interes të qytetarëve”, tha ai në intervistë për Radio Ulqin, raporton portali Ul.info.

Mirëpo, ai vlerësoj se pushteti i Ulqinit të cilin e përbëjnë partitë nacionale shqiptare dhe PDS-ja nuk funksionon mirë.

“Kjo shihet në mbledhjet e Kuvendit komunal, sepse pavarësisht se janë 27 këshilltarë të shumicës, shpesh me zor arrihet kuorumi. Thjesht, atmosfera nuk është e mirë. E kjo nuk ndodh për fajin tonë”, tha lideri i PD-së duke shtuar se Parlamenti miraton praktikisht vetëm ato vendime të cilat në procedurë i ka dërguar pushteti i mëparshëm.

“Është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale. Energjia e keqe, negative e cila është mbledh në periudhën e mëparshme do të lirohet në fushatë dhe do të fitojmë diçka të re”, theksoi Gjeka.