Kuvendi komunal i Ulqinit: Prapë probleme me kuorum, në pritje vendimi për pagat

June 9, 2016   | Ngjarjet - Events

skupstina opstina ulcinjKuvendi komunal i Ulqinit gjatë mbledhjes së djeshme prapë kishte probleme me kuorum. Për këtë arsye kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq në fund të seancës ka thënë se i vjen turp, veçanërisht për arsye se koalicioni qeverisës ka tre të katërtat e këshilltarëve. Për shkak të kundërshtimit të “Koalicionit bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe opozitës nuk është votuar për Propozim Vendimin për pagat e punonjësve lokal në Komunë të Ulqinit.

“Nuk mund të pranojmë që të zvogëlohen pagat atyre që fitojnë më pak, ndërsa të ju rritën atyre që i kanë më të larta. Kjo është e padrejtë”, thanë ata derisa Nrekiq ka thënë se vendimi duhet të miratohet sepse ligji për këtë është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi, njofton portali Ul- Info.com. Ai shtoi që për këtë vendim do të votohet në vazhdim të mbledhjes, ndërsa për datën e saktë këshilltarët dhe opinioni do të lajmërohet. Përndryshe, këshilltarin Fuad Haxhibetin, i cili dha dorëheqje, e zëvendësojë Kujtim Nimanbegu.

TVCG