Reagon Muhamet Nika: Pse nuk e përkraha letrën e penit ?!

June 9, 2016   | Opinione

Muhamet NikaÇka nuk na pëlqeu   në letrën e hapur të Penit  ofruar Art Clubit  dhe mua si anëtarë ?!

Për momentin enigma djallëzore e Penit , zbërthehet me prapavijë,  po të marrim e bëjmë  si duhet përkthimin në shqip të formulimit që përcjell   letrën e  hapur  i cili  është“ Ne želimo da vjerujemo da Predsjedništvo i većina članova CANU dijeli stavove koji se ovih dana iz Rječnika citiraju, jer nijesu uvrijeđeni samo građani koji pripadaju manjinskim narodima nego i većinska Crna Gora koja se ponosi lojalnošću svojih autohtonih manjina…“. Nga  ky  formulim i paketuar kaq bukur-   do të kishim këtë përmbajtje  të përkthyer drejtë shqip:

“Ne nuk duam të besojmë se  kryesia dhe shumica e anëtarëve të Canu ndanë pikëpamjet që këto ditë, nga  fjalori  citohen, sepse ata kanë fyer jo vetëm qytetarët që i përkasin pakicave kombëtare, por edhe shumica e Malit të Zi e cila krenohet vetë në minoritetet e saj  me besnikëri indigjene…”?!

Ajo që tmerrësisht më vrau veshin  duke më poshtëruar dhe fyer edhe më keq se vetë  fjalori ,  janë  fjalitë e nënvizuara me shkronja të zeza në letrën e cekur.  Që për sherr më kujtuan perceptimin   rreth shqiptarëve të kohës së  Mark  Milanit, nga i cili  po duket se  Peni ,  ka përzgjedhur  të marrë  mësim.

Ka mbetur e shkruar , që   vetë M.Milani  i porosiste   malazezët  me fjalët,  se  shqiptarët, janë   popull    ekzotikë  “me një  fantazi të zhvilluar”…., që gati sa  nuk fluturojnë  ” nga   ëndrrat e  vetë shpikura – pa iu premtuar  kush“ dhe se  pastaj  ëndrrave të tilla   sillen e iu besojnë marrëzisht …”.  Duke u kënaqur shpesh herë edhe  me lugë boshe dhe duke e mbyll  amanetin  e hesapin e tij për ne,  me fjalët  porosi:  Që ata  duhet  të  kenë  shumë kujdes  si sillën me shqiptarët,   “ sepse  atyre  ashtu si u rri hatri me pak  ,  ashtu    edhe kënaqen me pak..”?!!!

Kuptimi i  fjalës- vjerni  lojani.., të përdorur në letrën e Penit?

Konstrukti i përdorur në letër- ”  besnikëri  indigjene” është për mua kontestues dhe thelbi i injorimit , sepse  gjithherë kur përdoret  në analet politike tradicionalisht nënkupton popullsitë  e gjetura –  të kuqtë e Amerikës  apo të Brazilit ,Australisë etj., që u kolonizuan nga  evropianët ( portugezët, spanjollët dhe  anglezët),  të cilët   ishin skajshmërisht të prapambetur   dhe i   quajtën “ indigjenë”  nga se  i merrnin për Indianë, duke kujtuar  se kishin zbuluar Indinë …?!!

Shprehja  e këtillë   që përdorej dhe përdoret  edhe sot ka nënkuptuar e  nënkupton të njëjtën gjë-  fise nomade dhe  gjysmë nomade ( në kuptimin që nuk i lidhë territori dhe nuk janë të urbanizuar), që merreshin dhe merren  me gjueti, e peshkim dhe pak blegtori  e aspak bujqësi. Që  nuk janë të pagëzuar- të krishterë dhe  që bota e tyre shpirtërore është banale- pagane, ose nuk ekziston fare  në kuptimin e vlerës etike dhe estetike  njerëzore.

Prandaj  tashti, pas  nxjerrjes së këtyre konstatimeve, besoj se  jemi plotësisht dakord,  që përse ,  ne   shqiptarët nuk bënë të ngazëllehemi nga PENI  , pa i shikuar dhe analizuar  mirë  formulimet e letrës , të cilat  si vlerësime tendencioze na kushtuan  dikur  dhe dinë të na kushtojnë edhe sot.

Ne   vërtetë që ishim autoktonë , por nuk ishim nomadë  dhe  as që  jetonim nën cergë ose në shpella , të paktën jo në shekullin 7 – 9, kur  ia behën  ata- sllavët në  Ballkan dhe  filluan të besojnë  ashtu si ne duke marrë krishterimin nga vëllezërit  grekë – serbfolës Qirillo dhe Metodi.?!

Po plotësojmë  se shqiptaro- ilirët, në  këtë kohë   veç  kishin zënë vend  në qytete duke u lidhur për  territor të vetin- e duke ndërtuar “ Gur për Kullë e Urë…- siç këndon poeti,  B. Çapriqi ”?!! Dhe me një botë shpirtërore monoteiste të avancuar  me traditë nja 7- 800 vjeçare para vetë serbeve?!  E këtë, që në kohën e  vetë  Jezu Krishtit (Isës, a.s.), duke na dhënë  kështu nderin të jemi    popull  biblikë – apostolikë   i rrallë i krishterimit të hershëm, qysh në kohën  e  Shën Jertonimit – me  prejardhje   gjysmë ilire.

Duke mos e zgjatur  meselen këtu në fund  për krahasim  shih edhe  një shpjegim etimologjikë të  fjalës- Shkja(e), që perdorim  ne , në aspektin peshorativ – fyes, kundër sllavëve, ashtu si dinë të përdorin ata për ne  kur  na quajnë – shipci- shiptar etj. Shprehje  e këtillë- sipas I. Kadaresë,  i bie të  rrjedhë nga latinishtja – skllavët…,  me të cilët romaket,  njihnin popullsinë e  ardhur dhe  të vendosur në Ballkan. Merret vesh se  shqipja  për lehtësi shqiptimi ,nuk e bori  po duket   germën  K – e cila nuk ra  dhe prodhoi,  emrin e përmendur për  sllavët- SHKJE. Emërtimi i tillë i   huazuar , sipas natyrës    së gjuhës sonë, ku ( s) jep sh  , s(k)llavët –  ne i  quajtëm  shkje, po ashtu  në   kuptimin  fyes – si latinët: Skllavë. Dhe kështu ngjau tu pëlqejë kjo e latinëve duke u  vetëquajtur edhe sotë sllavë .?!!!

 Dy fjalë për planin pro rus të Canus dhe planit  pro evropian hegjemonistë –Naçertanies së Penit ?!

Po e vazhdoj këtë reagim me fjalët,  që serbët në trillimet e veta –  termin  “ albanizacija “  e shpikën për të fshehur   “ serbizacjen..” e vet si ide pansllaviste  të perandorisë ruse dhe popëve moskovitë, por edhe e planit tjetër serb “ Naçertanijes(1844) , e  cila u mendua nga disa shtete evropiane si plan anti rus   në Ballkan  dhe anti  austrohungarez  pas tërheqjes së pritshme të perandorisë turke ng Ballkani.

Sipas  këtij plani  të fuqive kryesore evropiane, Serbia duhej të punonte ,  për krijimin e një shteti të madh jugosllav, në bazë të “lidershipit”të saj duke i  kryesuar sllavët tjerë të  e jugut dhe  duke dominuar e asgjësuar me dhunë popujt tjerë – shqiptarët – myslimanët etj.. Për  këtë u bënë elaborate plotësuese , e njëri prej tyre ishte edhe një i Andriqit- SISHKRIMTARIT   NONELIST SERB?!!

 Kjo do të mjaftonte , për të kuptuar dallimin në mes dy institucioneve dhe të politikave që ndjekin  ata edhe sot

Sipas “ Naçertanies” serbe , për të kënaqur ambiciet e veta, ata në dokument, fillimisht krijuan idenë  që “ Serbia  është e  vogël..”, që rrethohet me popuj armiq- shqiptarët të cilët u bënë  të mëdhenj, pasi  u zgjeruan dhe u  sollën nga  turqit në Ballkan, duke na e mohuar  kështu autoktoninë edhe sot –  CANU, që PENI, po duket nuk na konteston por na e devalvon  dhe deformon.?!!!.

Në vazhdim,  këto ide  kolonialiste  serbë u pasuruan edhe me  mësimet   ruse ,  që u shpikën enkas nga kisha ruse, kujto- “ mitin kishtar serbë,  të  Betejës së Kosovës”,  për të cilin faktet dëshmojnë që  popët serbë, as që kishin njohuri  të ekzistimit si mit  deri në shekullin 19 dhe si i këtillë  për ta dhe gjithë serbët,  as që ekzistonte fare…?!

Ata  u kujtuan  dhe  për këtë  do të shohim që  trilluan edhe  teorinë,  që  dikur përveç Serbisë aktuale ekzistonte   edhe “Stara Serbija “ e cila  shtrihej aty ku sot është Shqipëria dhe për këtë na akuzojnë me urrejtje..?!!!

Prandaj  është e qartë se termi- albanizim , u shpik nga vetë ata, për të arsyetuar    “ serbizacijen- serbizimin”,  që me siguri   mungon në fjalorin e botuar ,  dhe ngjashëm, në këtë frymë,  patën shpikur edhe  teorinë e “Shqipërisë së Madhe”, për të cilën shqiptarët,thonë se ajo nuk mund të quhet kështu, sepse e tillë është vetë Shqipëria Natyrore. Këtë term të fundit, si mendim  intelektual shqiptarë ,serbët druhen  që edhe ta përmendin e lëre më ta njohin e ta fusin në fjalorin e vet-  pra edhe Canu?!!

Për ata që janë esëll dhe duan të marrin vesh   gjithë këtë e dëshmon fakti , i mos ekzistencës  së fjalës – kolonizim shqiptar,  e cila edhe si fjalë është e huaj  jo vetëm për fjalorin e  gjuhës shqipe, por edhe për  etnopsikologjinë shqiptare , çka nuk ndodhë me serbo- malazezët. Ata edhe sot, në bisedat e lira, mund t’i  dëgjosh të mburren me etërit e vetë ose gjyshërit që i kishin “kolon- kolonizatorë”.

Sipas logjikës   së cekur, nëse  nuk ekzistojnë shkaqet(kolonët shqiptarë) , si mund të ekzistojnë  pasojat- albanizacija?! Pa kolonë- nuk mund të ketë kolonizatorë(albanizacije…)?!! Mbase mund të flitet edhe për “crnogorizacije “, por jo për albanizacije, në se përjashtojmë atë të amfillohijes që di të thotë, nga njëherë  “ARNAUTIZACIJA”, por ama, pa fakte..?!!

Sipas  neve , në fund, njëlloj edhe vetë akademikët e Penit-  do të duhej  të na  kërkonin të falur për  formulimet  në vend se të kërkojnë  përkrahje..?!

Dallimi i këtyre të fundit nga ata të Canusë, është vetëm  në atë   që  na trajtojnë si të kuqtë e Amerikës , dhe jo si “të kuqtë me lesh” të Austalisë-  por  gjithsesi të kuq…, e për të cilët – kolonizatorët, thonë   se  ishin  disa shkallë më poshtë si njerëz, duke i quajtur edhe këta  “ njerz me bisht”?! –  Ashtu si serbët ne…?!

Shyqyr që janë në erozion me këto teori të veta, sepse përndryshe, mund të evidentohet të ngjajë me ne , ajo që ka ngjarë me popullsinë abrogjene australiane , kur kolonët anglezë, i zinin rob ata , duke i çuar disa prej tyre  në Londër,  si mostër i hallkës së gjetur i  teorisë së evolucionit, që mungonte si urë lidhëse. Ata pastaj në Londër , për të mahnitur popullin, i shëtitnin  të lidhur në kafaz- rrugëve të  qytetit,  duke i marrë për majmunë – njeri…?!!

Kuptohet  që  pasi ishin qenie emocionale ,  shumë shpejt vdisnin duke pëlcitur , pasi i vendosnin në kopsht zologjik me kafshët tjera…?!!

Dhe për këtë e falënderoj Penin , për dallimin që bënë , por jo për më shumë?!!