Në Shas gjenden monedha nga Selaniku, Venediku, Polonia

June 13, 2016   | Shtypi / Mediji

Shas-ana-malit-UlqinFoto: Edin Sarvan

Gjatë hulumtimeve të fundit në Shas, të kryera në kuadër të projektit “Rrugët e vazhdimësisë” të Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi, janë zbuluar, përveç të tjerave, edhe 128 monedha, të cilat dëshmojnë për tregti të zhvilluar të këtij qyteti antik me botën.

Shumicën e monedhave, siç transmeton ul-info, e përbëjnë akçet dhe asprat të argjendta turke, pastaj monedhat e argjendta të Venedikut, Dubrovnikut dhe Kotorrit.

Po ashtu janë gjetur edhe monedha nga fillimi i shekullit të 13-të, të cilët i takonin prijësit polak Pietro Ziani, groshi i argjendtë i perandorit polak Sigismund, si dhe disa para bakri të punuara në Selanik.

Opozita.com