Nika: Inspektorët republikanë, përsëri i rikthehen kontrollit në komunën e Ulqinit

June 13, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamed Nika

Në kuadër të kontrollit  të vet ministria përkatëse , përsëri këtë javë  përmes inspektorëve administrativë iu rikthye kontrollit të komunës  së Ulqinit. Kontrolli  ka të bëjë me ligjshmëritë  e themelimit  të marrëdhënieve të punës  për çdo të punësuar  që  nga koha   e pushtetit komunistë të para shumë dekadave.

Pas një kontroll  të   kryer   që  më herët , nga inspektorët,  ishin evidentuar   shkelje ligjore  edhe  madje nga vetë  nëpunësit  komunistë.  Për  evitim  te të  gjithë  këtyre parregullsive ,  kontrolli i shtetit  pas incizimit të situatës   , kish  përcaktuar dhe  obligimet që duhet të  ndërmerren  nga  administrata   në evidentimin e problemeve. Për tu ikur këtyre parregullsive , disa nga  të punësuarit në këtë sektor  vullnetarisht  po duket bënë   lëshimin e vendit të punës. Dhe kështu, këta mbi bazën e planit të rimëkëmbjes  tashti gëzojnë ofertën  për zhdëmtim  në të holla, në shumën prej  10 mijë eurove.

Përmendim se dënimet në këto situata, për mos respektim të masave të qeverisë,  nga  shefat përkatës, janë drastike dhe sillën rreth 20 mijë ero për mos zbatim e deri me   largim nga puna nëse vazhdohet me injorim të tyre. Prandaj po duket  se kjo çështje nga pushtetarët është marrë seriozisht.

Kontrolli  i cekur  mbi bazën  e planit të ri mëkëmbjes , nga i cili komuna  është duke fituar mjete,  ka hyrë në fuqi para   3 – 4 viteve  dhe   në prag të nënshkrimit të tij ,  komuna  kish   mbi 200 të punësuar. ..?!!

Për momentin ky numër ka rënë  diku rreth  130 vetave dhe  që deri në fund të vitit 20018, duhet të bjerë  doemos në 80-90 punëtorë. E nëse nuk bije , atëherë mbi bazën e automatizmit  që parasheh  marrëveshja e  rimëkëmbjes: qeveri- komunë, atëherë  vetë  qeveria do të shuaj vendet e punës që janë tepricë teknologjike.

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„