Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në disa zona të Ulqinit

June 13, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Reshjet e dendura të shiut ne UlqinMoti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele Ulqinin. Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta shkaktuan probleme në rrugë ku lartësia e ujit arriti në disa centimetra.

Situata më e vështirë u krijua në zonën e Ranës dhe në zonat periferike, ku uji ka hyrë në disa biznese, raportojnë mediat në Ulqin.

Për minuta me radhë qarkullimi ishte mjaft i vështirë, ndërsa situata paraqitet problematike në të gjithë qytetin pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Për më shumë Foto:  Hangover Facebook