Shtunën e të dielën rritja e temperaturës deri 40 °C

June 13, 2016   | Ngjarjet - Events

rriten-temperaturat-deri-40-grad-ne-Ulqin.1Mbërrin vala e parë e të nxehtit afrikan në vendin tonë. Pas reshjeve të shiut, territori i vendit do të përfshihet nga një valë të nxehti ku tempertaurat pritet të shkojnë deri në 39-40 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, i gjithë territori u përfshi nga masa ajrore të presionit të ulët, të cilat shkaktuan reshje shiu, stuhi dhe përmbytje në disa qytete, si dhe dhe uljen e temeperaturave maksimale me 4 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës intensiteti i reshjeve do të nisë të bjerë, por ato do të jenë të pranishme deri ditën e mërkurë, kur dhe do të nisë rritja e temperaturave.

“Ditën e enjte i gjithë gadishulli i Ballkanit dhe sidomos Shqipëria do të përjetojë një valë të nxehti, të parën e të nxehtit afrikan. Do të jetë një rritje graduale, por të shtunën e të dielën, sidomos në jug të vendit, temperaturat do të shkojnë në 39-40 gradë Celsius”, saktëson Xhakollari.

Ndonëse jemi në stinën e verës, temperatura kaq të larta saç priten këtë fundjavë janë të pazakonta për muajin qershor.

/ Top Channel