Ulqin: Bagëtitë e lëshuara – rrezik në komunikacion

June 14, 2016   | Ngjarjet - Events

bagetite-ne-rruge te shtojitKomuna  e Ulqinit pas një kohe  të gjatë nënshkroi  në prag të sezonit  turistik   marëveshtjes  një vjecare  e cila parasheh  grumbullimin , vendosjen dhe  përkujdesjen për bagëtitë e  lëshuara –të lëna në  mëshirë  të fatit ,që jo rrallë herë janë  bërë shkak i aksidenteve me  pasoja jetë njerëzish.

Bagëtitë , do të  grumbullohen dhe  do të ruhen  në  afat prej shtatë ditësh e gjatë këtij intervali atyre do ti ofrohen të  gjitha  shërbimet e nevojshme. Përcjelljen dhe realizimin e marëveshtjes do ta  bëjë Sekretariati për veprimtari  komunale  dhe mbrojtjen e ambientit  dhe Policia komunale  e Komunës së Ulqinit.

Luten  pronarët e bagëtive që  të jenë të  kujdeshëm  dhe  mos  të leshojnë  bagëtitë pa kontroll. Në këtë mënyrë japin ndihmesën  e tyre  dhe i shmangen  ndëshkimeve  të  mundëshme

Municipality of Ulcinj/Ulqin