Nika: Koalicioni gjërë: “Dhe ma ban me isharet…”?!

June 15, 2016   | Opinione

Muhamet-NikaShkruan Muhamet Nika

1.

DYFTYRËSIA (KËNGA VAZHDON)…?!+

Derisa  në faqet e portaleve këtyre ditëve  njeriu hasë  shpesh  titujt si puna e  këtyre: Në Ulqin Tifozët Kuq e Zi në një vend..“,  “Nimanbegu: Të tërheqet kërkesa për ndjekje penale …”, “Trukim i policisë kundër hotelierit Alloviq”, Fituesit e Rumisë”, “Riciklimi i Gjeloshajt,…. faqet e fjalorit malazez,” e të  tjera  shkrime e prononcime si këto,  njeriu nga jashtë- në Amerikë, e Kalabri…,  edhe mund të thotë : “Si lum  këto… ,  si lumë këto…,  që përkujdesën për shqipen  në këto anë dhe aq më tepër , lumë ky popull që ka një elitë  politike  e punonjës të kulturës që  nuk hezitojnë e shpërthejnë kur e lyp puna  për mbrojtjen e kombit …?! Madje pa e dhënë kush as  vetë  – kush+trimin..?!!!

 

Respekt të veçantë për  tifozët   sportivë , që  edhe kur janë në  një ndeshje sportive  demonstrojnë  krenari kombëtare dhe këtë e bëjnë edhe kur  si alpinistë “ fitojnë Ruminë..”, ose  si poetë në Podgoricë –  prezantohen  në gjuhën malazeze ….?!

Por koha e manifestimit  të përcaktimit tonë  kombëtarë vetëm në grumbull  e para  grumbullit “  dhe për “ grumbull ..” siç  na mëson   politika nacionale duhet të përfundojë nëse nuk ka përfunduar. Në këtë aspekt , në shumë çka e përkrah Liugj Shkrelin për diskutim në parlamentin vendorë si më të urtin dhe të maturin në këtë punë?!!

Për mua kur  ndodhin këso reagimesh e përkrahjesh nga politika për  tifozët e kombëtares ,  kam një ndjesi  poshtëruese  fyese e plotë dhimbje  të shqipes, që  nxisin tek unë “ onxhobonxhët”-deputetët shqiptarë duke më kujtuar  lojtarin e fundit  në “ sulmin e demave…”?!

Kjo për mua   është bjerrje kohe  dhe një dyfytyrësi e punës së   rrahjes së  ujit  “në havan e më sy tavan”. SHQIPJA NUK MBROHET ME KËTË LOJË FËMIJËSH QË  JANË DUKE BËRË ENDE  DISA. Kuptohet sa  për  “syrreta..” e doping- motivimi për taborrizim zgjedhor shqip   të shtatorit që  kërkon  votë tifozësh kombëtarë .

Andaj ,  këto  “sulm demash”, ka mundësi që  të mos shqetësojnë as partinë në pushtet duke qenë të interesuar që me situata jashtë normales – të sportit , të fuqizojë  autoritetin e partive nacionale – shumë të diskutueshëm,

Por le t’i kthehemi problemit – Shqipja nuk  mund të mbrohet  as me  riciklim të fjalorit  malazez, që pamë-   të bëjë  Gjeloshaj, pa bërë më parë- riciklimin abetares  shqipe  që është   në përdorim nga ministria malazeze  në vend të abetares mbarëkombëtare dhe teksteve tjera…, si  dhe pa bërë riciklimin  e  Koalicionit të Gjerë në Ulqin ,  që  edhe -defakto  “  ka përzënë shqipen”, në   përditshmërinë  e komunikimit  zyrtar, qoftë me palë qoftë  dhe me këshilltarë përmes materialit që u dërgohet  atyre  vetëm serbisht ?!!Dhe  tjetër, kur  kryetari i kuvendit, për këtë – pa një ujdi  me këshilltarët dhe ekzekutivin , tha se kjo praktikë do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë të jetë kështu…?!!

Andaj për situatën e krijuar në komunë kjo është   edhe një dëshmi  më shumë  e ” auto crnogorizacjes “  që bënë koalicioni i gjerë. Ky disponim  anti  shqip,   ra në sy , edhe  kur u emëruan 4 nënkryetarët e  komunës- Kuptohet kur përfaqësuesit e koalicionit “ me një marrëveshje  isharetesh…?” , u kujtuan që  mungesën e zyrave  për ta ,  t’i sigurojnë duke  ia marrë  zyrën  përkthyes(ve)it…?!! Thjeshtë , ata – këtë punë,  nuk e çuan as në “shord”, se kujt  nga të punësuarit  t’i merret  ajo  të paktën..?!

Ndërsa në kuvend ,  puna- pse nuk ka përkthim të materialit shqip,   filloi e  ra në sy, pasi këshilltari  Hajrudin Kovaçi , deklaroj haptas  që  largohet nga  seanca e kuvendit , dhe e bojkoton atë derisa   materialin ta fitojë shqip. Duke reaguar , me fjalët  se : “ po na  torturoni, duke më nxitur të lexoj 150 faqe material serbisht..?!!

Edhe  Zoti e do shqipen në Ulqin..?!!

Pas ikjes së H. Kovaçit- KOALICIONI I ISHARETIT ( 27 këshilltarë), pamë se  u mblodh  në seancë  duke siguruar kuorum  me opozitë, por shpejt  u shpërnda, pa votuar  vendimet e propozuara –  sepse i  mungonte  këshilltari  17. ..?!!

Mbase vetëm atëherë dikush mund të jetë kujtuar  e të ketë pyetur , për “ gisht  të  Dinit…” , që mungonte  për “ me ja futë…?!

Ndërsa   Hajrudini, si duket kish përzgjedhur , që “ para se t’ia fusin  ata – shqipes…, me gisht në kuvend, t’iu fusë,  ai atyre…..  Ose t’ia fusin  ata njëri –tjetrit, kuptohet me gisht…për sa kohë  të  shtyjnë  pikat…”?!!!

Vazhdon:

ÇFARË MENDON LUIGJ SHKRELI,  PËR STATUSIN E SHQIPES NË KOMUNË- SI MË I URTI , ME TË CILIN MUND TË FLITET PËR  KËTË PUNË…?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„