Getoari transmetohet edhe në radiot dhe TV e Malit të Zi

June 17, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ghetto Geasy dhe Majk me titull -AjoGetoari është bërë një ndër këngëtarët më të kërkuar shqiptarë në tregun muzikor malazias.

Hiti i këngëtarit shqiptarë Ghetto Geasy dhe Majk me titull “Ajo”nuk po dëgjohet vetëm në trojet shqiptare por edhe në shtetin e Malit të Zi, raportojn mediat malazeze.

Vlen të theksohet se kënga e Getoarit ka arritur deri më tani rreth 600.000 mijë klikime në kanalin muzikor të YouTubes vetëm për 1 ditë.

Teksti është i shkruar nga të dy reperët dhe protagoniste në klip modelen Xhesika Berberi, Getoar Selimi mendohet të jetë frymëzuar sërish nga Marina.

Xhesika është veshur me fustanin e Marinës dhe zgjedhja e saj nuk është aspak rastësore, nisur nga ngjashmëria me moderatoren e “Proçesi Sportiv”. Kënga sigurisht pritet të jetë hit i këtij sezoni veror, duke marrë sa mirë i pret publiku krijimet e Babastars.